A u largua Saimir Tahiri si pjesë e një marrëveshjeje Rama – Meta pas shkarkimit të Ylli Manjanit?
Është kjo pyetja që përsëritet në shumë studio televizive dhe jo vetëm prej të shtunës e në vijim.
Vetë ish-ministri i drejtësisë në një intervistë për Report TV thotë se nuk e beson që të jetë vënë shenja e barazisë mes tij dhe ministrit të Brendshëm.
“Shenja e barazisë që ishte një këmbim, në gjithë dijeninë time ju siguroj që nuk është kjo.
A e kërkoi Meta kokën e Tahirit?
Jo, Meta nuk merret me çështje kokash.
Meta ka pranuar që kryeministër është Rama dhe i takon atij.
Meta ka pranuar të goditet ministri i LSI nëse Rama e ka kërkuar” – thotë Manjani.
Ish-ministri i LSI-së thotë se Rama është nervoz.
“Disa shenja i kam hedhur ditën që u largova nga ministria.
Arsyeja themelore është kjo: konfuzioni dhe nervoziteti i kryeministrit. Vendi është pa qeveri se Rama është nervoz.
Edhe LSI mund ta bëjë nervoz, besoj se në marrëdhënie me LSI Edi Rama nuk ka qenë i sinqertë. Rama e do LSI vetëm për zgjedhjet. Meta e di këtë.
Rama është deficitar në marrëdhënie me LSI dhe kur afrohet data e zgjedhjeve shtohen tensionet”– thotë Manjani.
Manjani thotë se LSI duhet të dalë vetëm në zgjedhje.
“Unë them që kjo është situatë ideale. Nuk e di a dalim vetëm apo nuk dalim vetëm, por në sistemin aktual kjo që them unë nuk e mundëson sepse sistemi aktual bazohet mbi koalicione, duhet ta pranojmë këtë gjë”.