Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani, ka reaguar ndaj deklaratës së Ali Ahmetit në emisionin Click Plus, ku thotë se Lëvizja BESA i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit shqiptar Edi Rama, shkruan Almakos.
“Ali Ahmeti gënjen opinionin. Nuk ka askund një letër të hapur nga Lëvizja BESA drejtuar kryeministrit Rama”, ka shkruar Murtezani.