Home KRYESORE Maqedonia: Dygjuhesia, kultura, shoqeria dhe shteti

Maqedonia: Dygjuhesia, kultura, shoqeria dhe shteti

Nga Prof.Dr. Lisen Bashkurti

Ne epiqendren e krizes se sotme te Maqedonise eshte vene debati per dygjuhesine, Shqipen dhe Maqedonishten. Debati eshte tejet kontravers, antikulturor, obskurant.

Pra, kriza e sotme e Maqedonise eshte jo thjeshte politike, etnike, kushtetuese, fqinjesore dhe gjeopolitike. Kriza e sotme e Maqedonise eshte e lidhur me qasjet krejtesisht te kunderta per konceptet themelore rreth gjuhes, shoqerise dhe shtetit Maqedonas.

1. Gjuha koncept kulturor

Gjuha eshte element qenesor ne formimin etnokulturor te popujve. Ne thelbin e vet gjuha eshte mjet apo ure komunikimi. Nepermjet gjuhes ndertohen njohje, marredhenie, lidhje, bashkepunim ndermjet njerezve, komuniteteve dhe popujve. Nepermjet gjuheve reduktohet mosnjohja, skepticizmi, frika, urrejtja dhe armiqesia ndermjet popujve. Gjuhet i shuajne fobite etnokulturore.

Gjuha ne vetvete nuk barte as armiqesi dhe as miqesi. Permbajtja e gjuhes mund te shpreh miqesi dhe armiqesi sipas qellimeve te perdoruesve te saj.

Gjermanisht kane folur edhe Gete e Shileri, edhe Kajzeri e Hitleri; frengjisht kane folur edhe Volteri e Rusoi, edhe Bonaparti dhe Vishija; italisht kane folur edhe Dante e Galileo Galilei, edhe Emanueli e Musolini; rusisht kane folur edhe Tolstoi e Solzhenicini, edhe Stalini e Brezhnievi; kinezshe kane folur edhe Konfuci e Menci, edhe Mao Ce Duni e Cu En Lai.

Nuk eshte gjuha ne vetete qe prodhon urrejtje ndermjet popujve, per eshte permbajtja e saj e shprehur nga njerezit per qellime te caktuara qe e ben gjuhen shume kuptimore.

Gjuha prodhon kulture dhe dije. Kultura eshte vlere dhe si e tille eshte thesar njerezor. Nje gjuhe eshte dritare per veshtrimin me te mire e te qarte te botes, popujve dhe individeve.

Ne nivel boteror eshte gjuha angleze qe i ka lidhur popujt, kulturat dhe vendet deri ne ate mase saqe globi eshte bere shume i vogel. Anglishtja eshte bere ‘de facto ‘gjuhe e dyte ne shoqerine globale. Thuajse kemi nje bote “dy gjuhesore”, ku anglishtja qendron kudo si gjuhe e dyte krahas gjuheve etnokulturore lokale.

Dija dhe kultura krijojne paqen, demokracine dhe prosperitetin njerezor. “Englishness”, duke e bere boten dygjuhesore nuk ka kercenuar asnje shoqeri dhe nuk ka rrenuar asnje shtetas si gjuhe e vetme dhe as si gjuhe e dyte….

Ne cdo nivel kultura dhe dija jane fuqi te organizuara. Permes kultures dhe dijes shkon perpara civilizimi njerezor. Por kultura dhe dija krijohen, pervehtesohen, transmetohen dhe zhvillohen nepermjet gjuheve ne diakronine dhe ne dioptrine e tyre.

Niveli i kultures varet nga dhe volumi i dijeve. Volumi i dijeve kushtezohet nga gjuhet. Te dyja se bashku, kultura dhe dijet kane gjuhen ne mes tyre. Gjuha i lidh vlerat kulturore diverse me teresine e dijeve universale. Kultura, dijet dhe gjuha reflektojne nivelin e zhvillimit te shoqerise njerezore.

Zvicra, Kanadaja, Belgjika perbejne modele shume larta kulture e diturie bazuar ne shume gjuhesite e shoqerive dhe shteteve te tyre. Keto jane shoqerite me te civilizuara dhe shtetet me te qendrueshme te kohes sone.

2. Gjuha jo koncept politik

Gjuha nuk eshte koncept politik dhe as etatist. Gjuha eshte thjeshte koncept kulturor dhe dituror. Si e tille gjuha i sherben lidhjeve dhe jo ndarjeve; komunikimit dhe jo konfliktimit; dialogut dhe konfrontimit; miqesise dhe jo armiqesise; paqes dhe jo luftes; prosperimit dhe jo rrenimit; zhvillimit dhe jo regresit.

Elita shterore dhe politike e Maqedonise e prire nga Ivanov-Gruevski e interpretojne dygjuhesine Maqedone-Shqipe politikisht, si “rrenimi i themeleve te shtetit”.

Cila gjuhe ka rrenuar shtete?! Sllavisht flasin afro 500 milione njerez qe jetojne politikisht ne vende, sisteme dhe struktura shteterore nga me diverset.

Gjuha i bashkon sllavet kulturalisht. Politika i ka ndare ato shteterisht. Pra eshte politika dhe jo gjuha qe krijon apo rrenon shtete. Ne boten sllave, mbi nje gjuhe shtrihen shume shtete.

Nuk eshte gjuha qe i ka ndare politikisht Polaket apo Ukrainasit nga Ruset; nuk eshte gjuha qe i ka ndare pilitikisht Kroatet nga Serbet; nuk eshte gjuha qe i ka ndare politikisht Boshnjaket dhe Malazezet nga Serbet. Eshte politika qe i ka ndare.

Ne boten Arabe jetojne shume popuj me nje gjuhe. Por gjuha e vetme e perbashket nuk ka krijuar unitet politik midis tyre, as brenda shteteve dhe as ndermjet shteteve.

Marredheniet ndermjet Sauditeve, Irakeneve, Iranianeve dhe popujve e shteteve te tjere arabfoles perreth nuk i ka konfliktuar gjuha, por politika. Gjuha nuk eshte politike. Politika perdore gjuhen.

Pra mbi nje gjuhe jane ngritur shume shtete, te qendrueshem dhe te paqendrueshem, mike dhe armike ndermjet tyre. Sikunder ka mjaft shtete qe jane ngritur dhe funksionojne mbi shume gjuhe, me stabilitet politik te brendshem dhe marredhenie nderkombetare te qendrueshme.

Analiza krahasuese ne boten e sotme deshmon se gjuhet nuk krijojne dhe as nuk i pengojne krijimin dhe funksionimin e shteteve dhe as marredhenieve ndermjet tyre. Gjuhet nuk behen pengese per politiken dhe institucionet shteterore dhe as politiken nderkombetare. Jane politikat dhe institucionet shteterore si dhe politika te caktuara nderkombetare qe behen perdoruese, shperdoruese dhe abuzuese te gjuheve.

3. Gjuha kohezion social

Ne Maqedoni nuk eshte shqipja e as maqedonishtja, dhe as bashkejetesa e tyre ne nivel zyrtar qe rrenon themelet e politikes dhe shtetit. Perkundrazi jane shteti dhe politikat e tij qe po rrenojne kohezionin social.

Pika e dobet e Maqedonise eshte venia e etatizmit mbi shoqerine. Eshte venia e unitatizmit mbi diversitetin etnokulturor. Maqedonia vuan parasegjithash per mungese kohezioni social.

Shoqeria ne Maqedoni eshte tejet e percare. Kjo sepse ka nje asimetri midis superstruktures etatiste e politike unitariste dhe realiteteve etnokulturore diverse.

Shteti ngrihet mbi nje realitet social. Realiteti social ne thelb ngrihet mbi komunikim. Komunikimi arrihet permes gjuhes, e cila forcon realitetin social.

Ne rastin e Maqedonise dygjuhesia pasqyron realitetin social shqiptaro-maqedon dhe si e tille perdorimi zyrtar i saj forcon realitetin social, sepse krijon kohezionin social.

Kohezioni social forcon bazat e qendrueshmerise dhe zhvillimit te shtetit. Shteti eshte superstrukture mbi themelet sociale. Eshte shoqeria qe prodhon superstrukturen shteterore. Nuk eshte superstruktura shteterore qe prodhon shoqerine. Superstruktura shteterore eshte pasqyre e shoqerise.

Nuk ka e nuk mund te kete shtet te qendrueshem ne shoqeri pa kohezion. Eshte kohezioni social themeli i qendrueshmerise se shtetit dhe jo e kunderta. Shtetet e ngritura mbi shoqeri pa kohezion social jane kala mbi rere.

Madje edhe ne nivele boterore qendrueshmeria e sistemit politik nderkombetar krijohet nga kohezioni social global. Faktori qe me se shumti ka ndikuar ne kohezionin social global eshte ‘The englishness’, anglikanizimi i komunikimit boteror ose bashkejetesa shumegjuhesore globale.

Anglikanizimi ose ‘The englishness’ kane afruar njerezit me shume se kurre dhe e kane bere boten sa nje portokall. Per shkak te anglikanizimit njerezit komunikojne me shume, kane me teper mirekuptim dhe bashkepunim, kane me pak skepticizem e fobi per njeri-tjetrin.

Akoma me tej. ‘The englishness’ ka ndikuar ne krijimin e ‘world society’, shoqerise boterore, pertej kufijve, politikave, shteteve apo strukturave politike nderkombetare. Ne boten e sotme anglikanizimi ngrihet mbi diversitet. Diversiteti bashkejeton me anglikanizmin.

Se bashku, anglikanizimi dhe diversiteti kane hedhur bazat e ‘world society’, te ‘shoqerise boterore’. ‘Shoqeria boterore’ po ngre superstrukturen e politikes boterore, qe determinohet nga integrimet dhe globalizmi dhe jo nga nacionalizmi dhe autarkia.

Rasti i Kosoves, me vetem rreth 5 perqind pakica etnike, ngrihet mbi dygjuhesine Shqip-Serbisht. Dygjuhesia vecse ka forcuar kohezionin social e multietnik ne Kosove. Asnje e keqe nuk i ka ardhur shtetit te Kosoves nga dygjuhesia.

Debati per dygjuhesine ne Maqedoni eshte pjese e nje. diskursi shterpe, fanatik, te indoktrinuar dhe obskurant.

Ne thelb eshte debat ala ‘struc’, i cili tenton t’i fshehe realitetet me makineri politike dhe propogandistike manipulative.

Realiteti dy-gjuhesor shqiptaro-maqedon ekziston, jashte dhe pavaresisht superstruktures etatiste e politike.

Ky realitet dygjuhesor ne Maqedoni eshte shume me i vjeter se etatistet e politikanet e Maqedonise se sotme. Ky realitet dygjuhesor i Maqedonise i ka mbijetuar koherave, tre ‘Jugosllavive’ si dhe disa sistemeve politike nderkombetare.

Vetem etatistet dhe politikanet e verber te Maqedose se sotme nuk e pranojne kete realitet etnokulturor dygjuhesor, duke demtuar keshtu kohezionin social dhe per rrjedhoje edhe politik dhe shteteror te Maqedonise.

Pjesa me dramatiko-komike e ketij debati kulmoi me deklaraten e pjelles se fundit te fanatizmit sllav ne Ballkan, Nikola Gruevskit, i cili tha…
” jam gati te futem edhe ne burg qe gjuha shqipe te mos zyrtarizohet…”..dhe me deklaraten e kadetit rus me besnik, Ivanovit se….” nuk dekretoj qeverine per dygjuhesine”…

Natyrisht qe Gruevski mund te prangoset, edhe Ivanovi mund te shkarkohet. Por te dy keto pritshmeri te merituara nuk e prangosin dot gjuhen shqipe dhe as nuk e fshijne dot ate nga realiteti me dekrete presidenciale.

Maqedonia ka qene dhe eshte dygjuhesore. Mbetet vetem zyrtarizimi i saj. Me shpejt me mire.

Share: