Home KRYESORE Ministrat e rinj, emrat më të përfolur për të zëvendësuar të shkarkuarit

Ministrat e rinj, emrat më të përfolur për të zëvendësuar të shkarkuarit

Në një takim të zhvilluar dje paradite në selinë e PS me drejtuesit politikë të 12 qarqeve, kryeministri Rama ka komunikuar lirimin nga detyra të ministrave Saimir Tahirin, Ilir Beqaj, Blendi Klosin dhe Bledi Çuçi.

Kreu socialist Rama ka sqaruar se arsyeja e këtyre lëvizjeve është fuqizimi i fushatës zgjedhore në qarqet Tiranë, Kukës, Berat dhe Gjirokastër, ku ministrat janë të deleguar.

Pa përmendur emra të përveçëm, Rama mësohet të ketë qartësuar se ministrat e rinj do të jetë deputetë të Grupit Parlamentar socialist, por asnjë nga 12 drejtuesit politikë në qarqe.

Lapsi.al shkruan se sipas këtij kriteri, bien poshtë emrat e përfolur dje si ministra të mundshëm të rinj, pjesë e listës së drejtuesve politikë në qarqe.

Emrat më të përfolur dje për ministra të rinj janë Blerina Gjylameti, Vexhi Muçmata, Ervin Bushati, Olta Xhaçka dhe Klodiana Spahiu, deputetë të Grupit Parlamentar të PS-së, jo me profil shumë të lartë politik.

Ndërkohë që është larguar Beqaj nga ministër, i cili mbulon qarkun e Kukësit, ministra në qarqe më të mëdhenj dhe të rëndësishëm si Vlora që mbulohet nga Gjiknuri, apo Shkodra që mbulohet nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nuk janë larguar nga qeveria, por do të vazhdojnë të kryejnë edhe funksionin e ministrit, por dhe të drejtuesit politik në qarqet ku janë të deleguar.

Share: