Nga Mithat Havari
Meqenese jetoj ne nje vend demokratik dhe sovran ku fjala e lire sundon , me lejoni te shpreh opinionin tim rreth dekorates se larte “komandant i legjionit te nderit ” qe Edi Rama mori para dy ditesh nga qeveria Franceze .
Per mua si qytetar i thjeshte i kesaj Shqiperie , dhenia e kesaj dekorate kryeministrit Shqiptar me ben te ndjehem mire , qofte ta kishte marre dhe LuLzim Basha do ndjeja te njejten kenaqesi , te dy individet jane Shqiptar dhe ajo dekorate e larte nuk nderon vetem protogonistet por dhe popullin qe perfaqesojne .
Nderkoh shoh keto dite nje lloi histerie qofte nga politikane te ndryshem , qofte nga individe te cilet nuk lene fjale te hidhur pa hedhur mbi Ramen pse jo dhe mi autoritetet Franceze .
Po mire more zoterinj , çfare kini humbur ju personalisht nga ky dekorim ?.
Ç’te keqe i solli popullit Shqiptar ky vleresim qe i behet kryeministrit te saj?!.
Po perse kaq poshte e ulni vehten para syve te opinionit publik vendas dhe te huaj ?!.
Po çeshte kjo hata e madhe qe e ka zene kete vend halle madh ?.
Qe te jem korrekt me vehten , jam i bindur qe kete sjellje do bente dhe Rama me te tijet nese kjo dekorate do kalonte nga kampi tjeter , provat jane dhene .
Pyetja eshte , deri kur do vazhdoje kjo zemerate e madhe nder ne ?!. Perse kjo klase politike ushqen urrejtjen tek populli qe te mos gezohet per sukseset e bijve te saj kur ata i nderon bota dhe me gjere dhe pavarsisht kaheve politike ?!.