Bashkëshortja e krye parlamentarit Ilir Meta, deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi qe njihet per pushtetin e saj shume dinamik, ka folur edhe për raportet e çiftit Meta me kryeministrin Edi Rama, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.
Kryemadhi tha se i respekton të gjithë liderët e partive dhe se me kryeministrin janë miq. E pyetur nëse dy çiftet dalin bashkë në dreka apo darka, Kryemadhi tha se për shkak të kohës nuk ka pasur kohë të dalë as me bashkëshortin e saj. Ajo foli me shumë
Cilat janë marrëdhëniet tuaja me zotin Rama? Marrëdhënia juaj si Monikë dhe marrëdhënia juaj si çift?
Duhen parë gjërat në dy drejtime të ndryshme. Njëra nga pikëpamja njerëzore dhe një nga ana politike.
A jeni miq?
Sigurisht që jemi miq.
A dilni bashkë?
Unë me thënë të drejtën nuk kam dalë as me Ilir Metën. Kam 2 vjet që nuk bëj as pushime dimërore as verore. Mos të harrojmë që kam edhe 3 fëmijë. Jam e kushtëzuar që ato ditë pushimesh ose ato momente që mund të kaloj duke pirë një gotë vere, më duhet t’i kaloj me fëmijët. Një fundjavë që mund ta kem të lirë, duhet ta kaloj me njërin apo tjetrin. Të shtunën e kaluar unë isha shumë e lodhur sepse isha kthyer nga një aktivitet me të rinjtë por shkova në kinema me vajzën për të parë “E bukura dhe bisha” dhe kam qarë 2 herë gjatë filmit. Nuk e di a ishte për shkak të lodhjes apo filmit.
Marrëdhëniet tuaja me zotin Berisha?
Iliri ndjen një respekt ndaj dr.Berishës, për shumë arsye, ndoshta nga avantazhi i të tjerëve sepse ka pasur rastin të punojë me shumë njerëz. Ai e ka thënë edhe publike qëndrimin e vet. Iliri nuk thotë asnjëherë atë që nuk e mendon. Unë për veten time, sigurisht unë kam marrëdhënie të mira me të gjithë liderët e partive politike.
Po me zotin Basha?
Edhe me zotin Basha. Jam e lumtur t’i them gjërat siç janë. /BW