Home KRYESORE Mustafaj: PD skenarin maqedonas? cila është pika delikate e protestës?

Mustafaj: PD skenarin maqedonas? cila është pika delikate e protestës?

“I vetmi moment delikat i protestës së opozitës që vazhdon prej më se dy javësh para kryeministrisë, është kur të vihet para detyrimit ligjor për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit 2017. Aty do shihet nëse kjo opozitë do futet në zgjedhje pa qeverinë teknike që është kërkesa e tyre, apo do rezistojë deri në fund dhe do kemi skenar maqedonas”.

Kështu u shpreh në News 24 ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Muastafaj.

“Protesta ka një profil të qartë të asaj çfarë është dhe se çfarë do të jetë, bien aludimet se do të bjerë. Është shprehje e pakënaqësisë dhe mospërputhjes së dy palëve për një rrugë të përbashkët. Kjo protestë ka treguar efekte pozitive, ka mobilizuar bazën, ka ngritur një konferencë permanente shtypi mes bulevardit, këto janë arritje të rëndësishme, duke ditur që pas 3 muajsh vijnë zgjedhjet. Besoj se nga shenjat që ka, opozita do të zgjasë, momenti delikat do jetë kur të gjenden para detyrimit ligjor për regjistrimin në zgjedhje”, – tha Mustafaj.

I ftuar në emisionin “Kjo javë”, ndër të tjera ai i qëndroi idesë së tij se që në fillim kryedemokrati Basha duhet të ishte distancuar nga ish-lideri historik Sali Berisha. Po ashtu ish-deputeti foli edhe për kthimin në parlament, vendim i cili i takon niveleve të larta të partisë.

“I qëndroj idesë që Basha duhej të afirmonte veten si një njeri që nuk është në hijen e Berishës. Është në nevojë të PD-së që të formatonte partinë, tashëm është shumë vonë t’i shtrohet kjo kërkesë. Nevoja e madhe e Bashës është të afirmojë një program vijë që e çon vendin në fitore. Të arrijë të ngjallë një shpresë”,- tha ai./lapsi.al

Share: