Nga Spartak Ngjela
Shqiptarët, në aleancë me Amerikën, apo orienti me yxhymin e sikletosur të Sali Berishës?
l.
Asnjë mendje e kthjellët nuk mund ta mendojë që yxhymi berishian do mundë Amerikën dhe fatin perëndimor të shqipërisë me një çadër si ajo e Omar Gaddafi-it, ‘princit’ libian. Por lufta për mbijetesë të bën qesharak.
Janë të shumtë ata të korruptuar sot që i kanë sytë me shpresë nga çadra e Gadafit shqiptar, por e kanë të kotë.
E gjithe lukunia korruptive gjyqtaro-politike në Shqipëri sot mendon se, duke shkelur kushteturën, do të shpëtojë gjënë e vjedhur dhe ndëshkimin për korrupsion.
Por e kanë luftë të kotë. Fati i shqipërisë perëmdimore është vendosur në Uashington dhe në Berlin. Shqiptarët janë sot domisdoshmëri e politikës amerikane dhe europiano-perëndimore në Ballkan. Kurse Ballkani Perëndimor sigurisht që është vendi historik i popullsisë më të madhe ne të: i shqiptarëve.
Pse, politika antishqiptare e gatuar ne Moskë dhe në vendet respektive të Ballkanit Perëndimor do të mundë Amerikën në Shqipëri, me njerëz të përbuzur nga mëse nëntëdhjetë përqind të shqiptarëve?
ll.
Pyetjet që ngrihen në këtë rast, janë këto:
Kush do ta fitojë këtë luftë për vetingun në Tiranë ambasadori amerikan Donald Lu dhe qeveria shqiptare; apo çadra e shkretetirave libiane, e ngritur nga Sali Berisha?
Sigurisht që Donald Lu dhe qeveria shqiptare.
Po si do të shkojnë në Parlament deputetët e Çadres gadafiane?
Me sistemin ndarës, sipas pyetjes: me Amerikën apo me Rusinë?
Pse, mosvotimi i vetingut është antiamerikanizëm?
Sigurisht që është antiamerikanizëm. Përderisa vetingu është intetes amerikano-shqiptar dhe shqiptarët janë 97 përqind proamerikanë, atëherë vetëkuptohet që shkelja e kushtetutës është kundër fatit europiano-perëndimor të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Po sikur deputetet e Saliut të kenë vendosur të shkelin kushtetutën, kush do ti ndalojë ta kryejnë këtë?
Edhe kjo një aventurë do të jetë, sepse, pasi të kenë marrë damkën e regresit antishqiptar, nuk do t’ia arrijnë dot, ngaqë kushtetuta nuk mund të bllokohet.
Po si arsyetohet kjo?
Kushtetuta, pakicës parlamentare, i ka dhenë një të drejte të barabartë me shumicën për zgjedhjen e komisionit të vetingut. Por nëse një pakicë parlamentare nuk do ta ushtrojë këtë të drejtë, atëherë e merr pakica tjetër.
Po në rast se nuk ka pakicë tjetër?
Atëherë e merr shumica, sepse e drejta e pakicës nuk është shkrlur, ajo është refuzuar prej saj, me keqdashje dhe kundër kushtetutës dhe interesit shqiptar.
Domethënë, Donald Lu e ka mundur Sali Berishën, sido që ta marrësh.
Po, e ka mundur përfundimusht. Dhe s’kishte se si te ndodhte ndryshe.
Domethënë fati europiano-perëndimor i Shqipërisë paska fituar?
Po… ka fituar përfundimisht. Dhe poeti kombëtar Naim Frashëri do këndonte ndryshe fatit të Shqipërisë po të ishte gjallë tani.
Pse, si i ka kënduar fatit të Shqipërisë Naim Frashëri?
Ja… me këto vargje:
“U ngrit fati i Shqipërisë si i vdekuri nga varri;
Mori udhën e Azsë duke thirrur si i marri.”
Ua, sa e dhimbshme!
Epo, ja, tani ai ka marrë udhën e Evropës Perëndimore, dhe do ta bëjë me këngë këtë udhë, do apo nuk do Saliu dhe Çadra e tij libiane.