Home KRYESORE Nishani: E vërteta e mos-shtrëngimit të dorës me ministrat dhe, roli i...

Nishani: E vërteta e mos-shtrëngimit të dorës me ministrat dhe, roli i LSI…

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani thotë në një intervistë për “Koha Jonë” se ai nuk do të kandidojë sërish për President pa votat e LSI-së.

“Unë jam President i Republikës dhe do vijoj detyren time kushtetuese me axhendë shumë dinamike deri me 24 korrik të këtij viti kur edhe përfundon mandati im i parë. Jam zgjedhur në këtë post me propozimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike, Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Republikane. Sot konfigurimi i aleancave në Kuvendin e Shqipërisë ka ndryshuar. Kam deklaruar se mbetem i gatshem për të vijuar detyrën edhe në një mandat të dytë, por natyrisht që kjo varet nga Parlamenti. Unë do të deshiroja që forcat politike të mos përdorin figurën e Presidentit për t’i bërë presion njëra- tjetrës. Se cili do të jetë qendrimi i forcave politike në procesin e zgjedhjes së Presidentit unë nuk e di dhe është e drejta e tyre sovrane për të zgjedhur pozicionin e tyre. Unë nuk besoj në një pazar PS – PD, as PD – LSI. Por mund t’ju them në mënyrë publike dhe kategorike se nuk do pranoja të vijoja një mandat të dytë pa votat e LSI dhe kur them votat kam parasysh vendimin politik të kësaj force. Këtu besoj bien të gjitha hamendësimet”  -thotë Nishani.

Përsa i përket ceremonisë së betimit të ministrave të rinj, Nishani thotë se ajo ishte dinjitoze.

“Ceremonia e betimit të ministrave te rinj ka qenë një ceremoni dinjitoze, serioze dhe strikte me Protokollin e Shtetit për të tilla ceremoni. I dhashë dorën, si më dha dorën, doli në fotografi, nuk doli në fotografi…., janë thjesht thashetheme të kafeneve që unë nuk i lejoj të futen në punët dinjitare të Institucionit të Presidentit të Republikës. Kam uruar të gjithë ministrat e rinj për suksese dhe punë të mbarë” – thote kreu i shtetit.

Gazetari i ka bërë një hipotetike: Po të ishin kandidatët për President Republike: Bujar Nishani, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe një kandidate femër, cilin (e) do votonit?

“Jam në konflikt interesi këtu, kështu që nuk kam përgjigje” –thotë Nishani ndërsa nuk pranon të flasë më për Visar Zhitin: “Nuk kam koment. Do flasin institucionet”./lapsi.al/

Share: