Pas deklaratave të Donald Tump se do të rriten investimet nëmbrojtjen e shtetit edhe Kina ka deklaruar së fundmi se do të rrisë shpenzimet e saj ushtarake me të paktën 7 për qind këtë vit,
Pekini zyrtar deklaroi se, buxheti i mbrojtjes mbetet gjithsesi më i vogël se ai i Shteteve të Bashkuara, por ekspertët dyshojnë se shifra reale mund të jetë shumë më e lartë se 7 për qind, raporton TCH.
Sidoqoftë, njoftimi shënon vitin e dytë rresht që rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga Kina është nën 10 për qind, pas dy dekadash të tëra mbi këtë kuotë.
Kjo do të thotë se, në total shpenzimet do të përbëjnë rreth 1.3 për qind të GDP’së së vendit për vitin 2017, që, siç tha një zëdhënës qeveritar, është i njëjtë me nivelin e viteve të fundit.
Shifra e saktë e këtyre shpenzimeve do të bëhet e ditur nga kryeministri kinez Li Keqiang në Kongresin Kombëtar të Popullit, që do të zhvillohet të dielën.
Më herët gjatë javës, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të çonte në 10 për qind shpenzimet për forcat e armatosura në vitin 2018, ose 54 miliardë dollarë investim.
Zhvillimi ushtarak i Kinës dhe sidomos i fuqisë së saj detare ka rritur tensionet dhe shqetësimin në rajonin e Azisë së Paqësorit.