Fundo, drejtor i portalit të lajmeve Citynews.al dhe i “Radio Best”, u dhunua nga persona të paidentifikuar, pranë stacionit të trenit në Tiranë. Si pasojë, gazetari u shtrua në spital.
“Kam besim se autoritetet do ta hetojnë me shpejtësi sulmin dhe do t’i vendosin përgjegjësit përpara drejtësisë”, tha Mijatović.
Përfaqësuesja përshëndeti dënimin e sulmit nga ana e kryeministrit Edi Rama, Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe tha se ishte në dijeni për nisjen e hetimeve.
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias vëzhgon zhvillimet mediatike në të 57-a shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së. Ajo paralajmëron në kohë për shkeljet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, si dhe promovon respektimin e plotë të angazhimeve të OSBE-së për lirinë e medias.
Më shumë informacion në www.osce.org/fom
Twitter: @OSCE_RFoM dhe www.facebook.com/osce.rfom.