Home KRYESORE Plas në PDIU: Dash Tahiri “kërcënon” Shpëtim Idrizin!

Plas në PDIU: Dash Tahiri “kërcënon” Shpëtim Idrizin!

Ish-deputeti i Vlorës, Dashamir Tahiri që iu hoq mandati për shkak të fshehjes së dy dënimeve duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga politika dhe Kauza çame.

Ai ka nisur fushatën për zgjedhjet e 2017-ës dhe është në kërkim të votave të çamëve, ndërsa sfidon hapur ish-kreun e partisë ku bënte pjesë, Shpëtimi Idrizin, duke e ftuar të kandidojnë në të njëjtën zonë, atë të Vlorës.

Ish deputeti Tahiri thotë se së shpejti ai pritet të dalë edhe me një parti të tijën, dhe se do jenë mbështetës të Partisë Demokratike.

“Në ketë rikandidim ku qëllimi kryesor është ai i zgjidhjes së çështjes Çame, sfidoj njeriun që e ktheu ketë çështje në interes të pazareve të tij personale,”çamit të ngelur ne tentative”, Shpetim Idrizi, të mbajë fjalën e dhënë dhe të kandidojë përballë meje, në qarkun tim”,- thotë ai.

Share: