Home KRYESORE “Po na trajtojnë si kavje’’, gazetari Dyrnjaja i shqetësuar për cilësinë e...

“Po na trajtojnë si kavje’’, gazetari Dyrnjaja i shqetësuar për cilësinë e lëngut që ka pirë…

Gazetari Denis Dyrnjaja prej kohësh ka apeluar për cilësinë e ushqimeve dhe te jetës në vendit tonë. Herë pas here ai është shprehur shumë i shqetësuar për faktin se ne shqiptarët në përgjithësi më shumë shqetësohemi për politikën sesa për problemet që cënojnë jetën tonë.

Edhe sot ai është munduar që të sensibilizojë duke publikuar një histori që i kishte ndodhur sot në mëngjes. E në fakt që na ka ndodhur të gjithëve. Të kërkojmë një lëng të freskët frutash e në këmbim të marrim të kundërtën.

‘’Në mëngjes më rastisi të më servirej një lëng portokalli i freskët me portokalle të pafreskëta, për të mos thënë të lodhura fare fare.

E pastruam Greqinë dhe Maqedoninë nga skorrjet e frutave dhe bashkë me pastrimin e Greqisë po ngarkojmë veten me lloj lloj sëmundjesh nga pasiguria ushqimore.

Tregjet gëlojnë me fruta perime të importit të cilësisë së tretë a pa standarde cilësie fare. Fruta të ndenjura në kushte frigoriferike në periudha të gjata.

Vetë i prodhojmë si mos më keq, importin e kemi edhe më keq se keq. Jemi mbërthyer në darën e pasigurisë dhe po trajtohemi si kavie’’, shkruan Dyrnjaja.

E në fakt është një këmbanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve e një orë e më parë duhet të reagojmë.

Share: