Home KRYESORE Projekti Shqipëria virtuale një realitet

Projekti Shqipëria virtuale një realitet

Nga Alkest Shehu

Zhvillimi i teknologjisë një nga pikat më të nxehta të shoqërisë sonë.Ai ndikon në mënyrë direkte për shkëmbimin e kulturave midis vendeve në një kohë të shkurtër.Sot nuk është e domosdoshme të shkojmë në një vend për t`u njohur me kulturën e tij,nuk është e nevojshme të shkojmë në një vend për të kuptuar mënyrën se si ushqehen apo jetojnë në jetën e përditshme.Është e lehtë për t`u axhornuar çdo ditë me të rejat e fundit nga çdo cep i globit me anë të një klikimi online,gjë që na mundëson të jemi shumë pranë eveneteve me të mëdha të planetit.Në vitet e fundit një nga fushat që ka ditur më së miri të ndërthuret me risitë teknologjike është fusha e turizmit,që ka shfrytëzuar maksimalisht çdo të re teknologjike.Interneti sot e ka bërë gjithçka edhe me të lehtë, duke hequr çdo barrierë,duke i dhënë botës dëshirën për të eksploruar dhe për të njohur vende të reja.

TURIZMI NJË MUNDËSI PUNËSIMI

Turizmi përbën një burim punësimi për të gjithë vendin tone, duke u konfirmuar çdo vit si një nga sektorët më të rëndësishëm, që nuk ka njohur krizë,por vit pas viti është rritur duke kontribuar në mënyrë direkte në mirëqënien e çdo qytetari.Sot pothuajse çdo skaj i Shqipërisë është i vizituar nga turistë të ndryshëm,të tërhequr nga bukuritë tona natyrore dhe kulturore,si edhe të shtyrë nga kurioziteti për të njohur një vend,për të cilin është folur pak në mediat botërore, por që premton shumë çdo ditë e më shumë.Prej shumë vitesh Shqipëria është prezente në evente të ndryshme kulturore në gjithë botën me qëllim promovimin e vlerave tona kombëtare nëpërmjet prezantimit te vendeve tona turistike.

Shqipëria 360 gradë një realitet në turizmin shqiptar

Për herë të parë në vendin tonë është instaluar në një teknologji e re me anë të së cilës çdo turist mund të hyj me një smart phone duke klikuar dhe duke marr informacion për çdo hotel, restorant dhe çdo vend tjeter historik të Shqipërisë duke marr informacion të plotë në tre gjuhë të ndryshme anglisht ,italisht dhe Shqip.

Shqipëria 360 gradë është një projekt promocioni i terriorit shqiptar dhe të aktiviteteve të saj lidhur me fushën e turizmit nëpërmjet tour virtuali google street view krijuar në partnership me ministrinë e zhvillimit ekonomik dhe turizmit.Projekti përfshin krijimin e tureve virtuale pasqyruar brenda tyre me foto,vidjo,informacion turistik,histori dhe njohuri nëpërmjet lidhjeve interaktive.

Mund të bëhet shëtitje në vendet më të bukura shqiptare duke përdorur teknologjinë google street vieë.Çdo turist mund të shikoj nga shtëpia çdo informacion për çdo pjesë të vendit tonë përpara se të vij në vendin tonë.

Biznesmeni i njohur i verës Muharrem Çobo e shikon si një mundësi për biznesin e tij për t`u njohur në vende të ndryshme të botës,duke u dhënë mundësi turistëve të shohin nga afër kantinen edhe duke mos qënë prezent në Shqipëri.

Shqipëria 360 gradë do të jetë gati shumë shpejt,brenda kësaj vere.

Share: