Home KRYESORE Protesta edhe në Bruksel për qeveri teknike me thirrjen “Rama ik”

Protesta edhe në Bruksel për qeveri teknike me thirrjen “Rama ik”

Komuniteti shqiptar në Belgjikë ka nisur në Bruksel një manifestim, i cili do të jetë në mbështetje të protestave qytetare që po zhvillohen në Shqipëri që prej 18 shkurtit.

Qëllimi i këtij manifestimi është sensibilizimi i institucioneve europiane për rrezikun e votës së lirë dhe demokracisë në Shqipëri. Manifestimi po zhvillohet në Sheshin “Schuman”, përballë Komisionit Europian në Bruksel.

Protestuesit kërkuan zgjedhje të lira, qeveri teknike dhe kanë thirrur në kor “Rama ik”./lapsi.al

Share: