Duket se mediat greke janë në një garë të ethshme për të paraqitur një Ballkan të trazuar, por dhe një Greqi ekspansioniste.
Duke e paraqitur ushtrinë greke të gatshme për luftë në dy fronte, atë me Maqedoninë dhe me Turqinë, si për çudi këtë radhë nuk kanë përmendur Shqipërinë, të cilën shpesh e kanë kthyer në target sulmesh.
Kështu, gazeta e sotme greke “Stoxos”, e cila është e afërt me partinë fashiste “Agimi i Artë” dhe me kishën orthodokse greke në kryeartikullin e saj shkruan që ushtria e Greqisë po përgatitet për luftë, me qëllim themelimin e Greqisë së Madhe, raporton “INA”.
Kjo gazetë shkruan se Greqia do sulmojnë Maqedoninë për të marrë qytetin e Manastirit dhe më tej do i hapë luftë Turqisë.
Në ballinën e kësaj gazete jepet edhe harta e Greqisë së Madhe. Ajo që bie në sy është se nuk përmendet ndonjë sulm ndaj Shqipërisë./Panorama/