Home KRYESORE Provokon Rama: Dialog me opozitën edhe në çadër po të duan…

Provokon Rama: Dialog me opozitën edhe në çadër po të duan…

Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e nismës së nënshkrimit të një peticioni për të miratuar ligjin e Vettingut. Kreu i qeverisë shqiptare ka postuar në rrjetet sociale videon e këtij aktiviteti me një koment drejtuar opozitës.

“Dialog për çdo çështje dhe pa kushte me opozitën, edhe tek çadra po të duan, po opozita nuk duhet të mbajë peng Drejtësinë dhe të ardhmen e këtij populli duke bllokuar Vetingun që çliron Shqipërinë, ekonominë, integrimin, punësimin, nga kthetrat e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar” – shkruan Rama ne rrjetin Facebook.

Share: