Home KRYESORE Pse ka mbyllur gojën Basha për të inkriminuarit e Shpëtim Idrizit?

Pse ka mbyllur gojën Basha për të inkriminuarit e Shpëtim Idrizit?

Interesant që në dy aktivitete të organizuara nga opozita gjatë kësaj proteste kundër inkriminimit të politikës nuk kanë qenë “të pranishëm” ata të Shpëtim Idrizit, ish aleat i PD e sot pjesë e koalicionit qeverisës.

Në foto duken qartë siluetat e disa figurave të denoncuara nga Partia Demokratike si të lidhur me krimin apo me të kaluar kriminale. Por emrat e njoftuar nga Prokuroria e Përgjithshme se po hetohen për veprimtari kriminale jashtë vendit, mungojnë.

Në një tjetër aktivitet, të rinj demokratë ironizuan mbledhjen e firmave për vettingun me maska në fytyrë. Maskat ishin portretet e individëve të denoncuar nga opozita si kriminelë të lidhur me politikën. Fytyrat e ish aleatit …mungojnë!/parrena.com

Share: