Home KRYESORE Rama pas grekerve, provokon edhe turqit me statuse ne Facebook!

Rama pas grekerve, provokon edhe turqit me statuse ne Facebook!

Ne fakt, nuk kuptohet pse një kryeministër duhet te provokoje me statuse ne facebook! Ai mund te organizoje konferenca shkencore dhe tu japë mundësi edhe turqve edhe grekeve edhe italianeve te rimesojne historinë shkencore te shqiptareve.

Edhe pse eksperiencat e meparshme nuk kane rregulluar asgje ne marrëdhëniet dy-paleshe, ne fakt i kane tensionuar ato, në rubrikën “Amacord”, kryeministri Edi Rama ka kujtuar betejën e Mashkullorës…

“Pak kohë pasi patriotët Hito Lekdushi dhe Bajram Ligu Prongjia, çuan prapa diellit bimbashin e njësisë pushtuese në Gjirokastër, me 18 mars 1908, Çerçiz Topulli me trimat e tij u angazhua në betejën për jetë a vdekje të Mashkullores.

Kujtimi i asaj beteje u ruajt në këngën e famshme popullore të dashur për të gjithë, regjistruar për herë të parë në pllaka vinili në vitet 1920.

Krenar gjithnjë për atë betejë që u bë këngë dhe përjetësoi shtatëshen burrërore, Çerçiz, Mihal, Hajredin, Asllan, Zeman, Hito e Myftar ”, shkruan Rama, që pas grekëve, provokon kështu edhe turqit!

rama-me-kompjuter

Share: