Home KRYESORE Ruçi deputetëve të PS: Jo udhëtime jashtë shtetit këtë javë dhe, kujdes...

Ruçi deputetëve të PS: Jo udhëtime jashtë shtetit këtë javë dhe, kujdes me LSI…

Në mungesë të kryeministrit, Edi Rama i cili është nisur për një vizitë zyrtare në Francë, mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste u drejtua nga kreu i grupit, Gramoz Ruçi.

Ruçi ka qenë mjaft i rreptë dhe i prerë duke u dhënë udhëzime deputetëve të PS-së se nuk duhet të dalin në udhëtimet jashtë vendit këtë javë.

Duke qenë se te enjten pritet të miratohen disa ligje që vijnë nga paketa e Reformës në Drejtësi, Ruçi ka dashur t’i paraprijë rrezikut të mungesave të votave te mudeshme dhe ka kujtuar faktin qe nevojiten 84 vota ne seance.

Qysh pas bojkotit të opozitës dhe përplasjet me LSI, kjo është hera e dytë që Ruçi u kërkon diçka të tillë grupit parlamentar të PS dhe u ke bere thirrje deputeteve te tij te rregullojne llogarite me deputet e LSI qe te kene edhe votat e tyre ne seance.

Share: