Home KRYESORE Serbia dhe Hungaria ndahen me mur i cili do te përfundojë më...

Serbia dhe Hungaria ndahen me mur i cili do te përfundojë më 1 maj

Moti i ftohtë dhe me shi nuk ka ndalur makinat e rënda që po punojnë për të vendosur barrierën e re të gardhit që ndan kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.

Punëtorët zotohen se puna në 170 km vijë kufitare do të përfundojë deri më 1 maj. Barriera po ndërtohet në afërsi të vendkalimit të rregullt kufitar dhe afër pikës ku kalojnë refugjatët dhe emigrantët. Çdo ditë autoritet hungareze lejojnë hyrjen e 5 personave nëpërmjet dyerve rrotulluese prej hekuri.

Mohammad Rahim Bahshi do të kalojë kufirin, duke i dhënë kështu fund edhe udhëtimit të rrezikshëm prej 13 muajsh.

“Kur nisa udhëtimin nga Irani, pagova 2,500 dollarë për çdo anëtar të familjes. Më pas nga Greqia në Serbi pagova 1,300 dollarë për secilin nga ne. Në total nga Turqia në Greqi e Serbi kam shpenzuar rreth 27 mijë dollarë”, thotë Muhamed, transmeton oranews.

Për Muhamedin paratë e shpenzuara ia kanë vlejtur sa kohë ai ka shpresë të nisë një jetë të re në një nga vendet e Bashkimit Europian, por për shumë të tjerë që ndjekin të njëjtat hapa si të familjes së tij, rregullat e reja të Qeverisë hungareze dhe ligjet që shoqërojnë kufirin mund të rezultojnë një pengesë e madhe.

“Unë jam dakord që të mos lejohet hyrja e mijëra njerëzve në territorin e Bashkimit Europian pa mbikëqyrje, por ne nuk duhet të harrojmë se pjesa më e madhe vjen nga vendet në konflikte të armatosur. Ndërtimi i murit përballë këtyre njerëzve , nuk është përgjigja e duhur”, shprehet Agnes Szoke-toth, bashkëthemeluese e organizatës joqeveritare MigSzol.

Pavarësisht presionit publik nga OJQ-të dhe anëtarët e shoqërisë civile, kritikave nga ndërkombëtarët, qeveria hungareze ka vendosur të çojë përpara ndërtimin e shtresës së dytë të murit përgjatë kufirit me Serbinë me qëllim ndalimin e fluksit të emigrantëve./dita.al

Share: