Banorët e fshatit Bardhanjor të njësisë administrative Rrethina kanë dalë sot në protestë për të kërkuar rregullimin e rrugës, në të cilën nuk është vënë dorë preuj vitesh.
Ata kanë deklaruar se rruga është e amortizuar prej 30 vitesh por askush nuk ndërhyn për rregullimin e saj. Banorët kërcënuar se nëse nuk merren masa do bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
“Jemi të zhgënjyer nga të gjitha forcat politike. Vetëm premtojnë por nuk kanë mbajtur asnjë premtim. Boll më! Nëse nuk na e rregullojnë rrugën, mos të vijnë të kërkojnë votën se nuk do shkojmë të votojmë”, kanë deklaruar banorët./lapsi.al