Home KRYESORE Shkupi thërret luftë, shqiptarët të organizohen

Shkupi thërret luftë, shqiptarët të organizohen

Nga Azem Parllaku

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka dalë në konferencë për mediat në lidhje me çështjen e formimit të qeverisë së re në vend. Ivanov ka thënë se i ka kërkuar liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, të hedhë poshtë dhe të mos pranojë platformën shqiptare si kusht për formimin e qeverisë së re. Gjithashtu presidenti maqedonas tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të dënojë platformën shqiptare, pasi kjo platformë rrezikon sovranitetin.

“Platforma e bërë jashtë vendit, nga kryeministër tjetër. Është jashtë kushtetutës. Prish rendin kushtetues. Me këtë Platformë Maqedonia është. Kjo Platforma po e thellon krizën. Platforma shkel sovranitetin e shtetit. Pasojat mund të jenë katastrofale, nëse pranohet kjo Platformë. Ne kemi vetëm një Maqedoni. Për këtë kanë luftuar gjenerata të tëra”, ka thënë Ivanov.

Pas këtyre deklaratave të Gjorgje Ivanov-it, VMRO mund t’a tensionojë më tej situatën e krijuar në Maqedoni, pse jo dhe të fusë vendin në luftë, me qëllim që t’i mbajë shqiptarët të diskriminuar. Ndërkohë shqiptarët duhet të bëhen bashkë, jo vetëm ata në Maqedoni, por edhe shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës e ata të Diasporës, dhe të protestojnë, për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, dhe moszbatimin e Marrëveshjes Kuadër të Ohrit të gushtit 2001.

Gjithë qytetarët dhe komunat shqiptare duhet të injorojnë gjitha raportet me qeverinë qendrore, ndërkohë që, duhet të organizohen për mbrojtjen fizike të popullatës, në mënyrë që të shmangen viktimat nga sulmet që tashmë kanë nisur nga agjentët e Ivanovit në gjithë Maqedoninë dhe grupeve radikale të frymëzuara nga VMRO.

Më herët ka qenë ish-kryeministri i Maqedonisë, Gruevski, i cili paralajmëroi masa për të pamundësuar realizimin e programit të LSDM-së dhe BDI-së. “Ne do të qëndrojmë fuqishëm në mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare, në çdo formë dhe në çdo situatë. Ne po vazhdojmë të ndjekim situatën me vëmendje, po komunikojmë me të gjithë, por ua tërheqim vërejtjen të gjithë atyre që duan të luajnë bixhoz me interesat shtetërore dhe kombëtare se në këtë shtet ka edhe të tjerë që mendojnë për këto interesa dhe janë të gatshëm të luftojnë për to”, tha Gruevski.

Sjelljet e presidentit dhe thirrjet e ish-kryeministrit maqedonas, nuk janë tjetër veçse thirrje për luftë me shqiptarët, duke “sfiduar” njëherësh dhe faktorin ndërkombëtar.

Share: