Home KRYESORE Shokuese, vajzat filmojnë babanë duke i ngacmuar seksualisht!

Shokuese, vajzat filmojnë babanë duke i ngacmuar seksualisht!

Gjykata e Tiranës shpalli të fajshëm një baba 44-vjeçar, të akuzuar për “ngacmim seksual” të dy vajzave të tij të mitura.

Krimi seksual brenda familjes është kallëzuar nga vetë vajzat e të pandehurit Jashar L., të cilat edhe kanë filmuar me video një prej këtyre episodeve, përmes një kamere të fshehtë.

Sipas vendimit të shpallur pak ditë më parë nga gjyqtarja Migena Laska, i pandehuri Jashar L. u dënua me 3 vjet e 2 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij përfundimtar shkoi në 2 vjet e 40 ditë heqje lirie.

Të dëmtuarat M. L. dhe A. L. kanë deklaruar se ngacmoheshin nga babai i tyre që kur kanë mbushur moshën 14-vjeçare.

Në qershor 2016, dy vajzat kanë shkuar në një nga vendet fqinje të Shqipërisë, ku ai punonte prej vitesh. Në korrik të këtij viti, ato kanë kallëzuar babain për dhunë ndaj tyre, por ai është liruar pasi ato kanë tërhequr kallëzimin.

Sipas vajzave, pas këtij momenti, babai i tyre shfrytëzonte rastin kur ato ishte vetëm njëra në shtëpi dhe i ngacmonte seksualisht. Ndodhur në këto kushte, vajzat kanë komunikuar me njëra-tjetrën dhe më pas, me xhaxhain e tyre. Pas konsultimit bashkë, kanë vendosur që të filmonin momentin kur babai i tyre i ngacmonte seksualisht dhe kjo vetëm për të bindur familjarët e tyre.

Për të kryer këtë veprim, ato kanë marrë tabletin e xhaxhait të tyre. Në momentin kur i pandehuri është kthyer në shtëpi, shtetasja A. L. është larguar me justifikimin se kishte punë, ndërsa në shtëpi ka ngelur vajza tjetër M. L. dhe babai i saj, Jashar L.

Gjatë kësaj kohe, i pandehuri e ka futur vajzën në krevat. Vajza e tij rezulton të jetë shtrirë në të njëjtin krevat, ku dhe kanë kryer veprime të caktuara, të cilat shquhen qartë në videon filmike.

Pas realizimit të videos, vajzat janë kthyer në Shqipëri dhe në korrik 2016 kanë depozituar një kallëzim kundër babait në Komisariatin e Policisë nr.6, bashkë me pamjet video të regjistruara./lapsi.al

Share: