Home KRYESORE Shpërthen modelja Ornela Bardhi: Po na detyroni të ikim të gjithë!

Shpërthen modelja Ornela Bardhi: Po na detyroni të ikim të gjithë!

Nga Ornela Bardhi*

Mbas shume vitesh eksperience arrita ne një konkluzion te caktuar personal! I jap shume te drejte te gjithë atyre aktoreve, shkrimtarëve, poetëve, kompozitorëve, këngëtareve, sportisteve, modeleve dhe Miss-ve qe kane braktisur Shqipërinë, ashtu si e kam bere dhe unë tashme!

Bota e artit ne Shqipëri ka marr fund! Ata pak aktore te mirëfillte apo kengetare dhe Miss-s qe e meritojnë emrin e artisiti vlerësohen pak! Njerëzit e afte zëvendësohen me te pa afte, sporti me keq akoma, per te mos folur pastaj për modelingun!

Modelet këtu shfrytëzohen dhe menaxhohen nga disa pseudo Agjenci qe gjoja i gjejnë pune te mirëfillta qe do te thotë prezantime me sponsorë, “bej atë, te jesh atje, apo këtë qe te nxjerr ne kopertine reviste e tjerë…!!

Me pak fjale ne Shqipëri, sipas meje nuk ka modeling sepse s’ka industri. Ka modeling te kamufluar ne prostitucion… kjo po!

Per te mos folur pastaj për politiken, ku te gjithë sillen si nusja me vjerren!! Ku aty shahen dhe, aty për aty i sheh te përqafuar; ku mendojnë vetëm per veten e tyre e si te sigurojnë brezat e familjes tyre!

Per popullin s’ka gjë, se i mjaftojnë me qindarka duke bere minimumin dhe për vete maksimumin, kur shume bukur mund ta bejne Shqipërinë lule me kaq pak popullsi sa jemi, jo te zihen për karrige me premtime boshe.

Brezi im dhe ato mbas meje duan te ikin te gjithë jashtë Shqipërisë me rastin e pare qe u jepet dhe këtë ua detyrojnë politikanet tanë qe se bejne dot këtë vend.

Ndoshta, ne si popull i meritojmë vet këta politikane qe po vet i votojmë dhe na qeverisim. Se këtu për te drejtat e tyre ky popull nuk ngrihet, vetëm kur i thërrasin partitë për ti zëne vendin njeri tjetrit po.

Nuk kishte faj Faik Konica kur tha ne fund, Shqipëri te kam….

*Autorja është Modele e talentuar!

Share: