Home KRYESORE Skandal/ Kryetari i Bashkisë rreh mësuesin në mes të qytetit

Skandal/ Kryetari i Bashkisë rreh mësuesin në mes të qytetit

Përmes një denoncimi të publikuar në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryetarin e bashkisë së Poliçanit, i cili sipas tij, ka dhunuar një mësues me emrin Feim Hoxha, bashkë me djalin e tij, gjithashtu mësues.

Qytetarët dixhital denoncojnë:

-Kryebanditin e Poliçanit, Adriatik Zotka dhe të vëllain në arrest shtëpie për trafik droge sepse rrahin për vdekje mësuesin e nderuar Feim Hoxha së bashku me djalin e tij, po mësues.

– Çunat e krimit me uniformë nuk ndërhynë dhe nuk marrin padinë e viktimave.

Lexoni vet mesazhet e qytetarëve të një qyteti të Banditistanit!

I bej thirrje prokurorisë të vendose para ligjit këta kriminele me pushtet! sb

“Pershendetje Zoti Berisha, nje ngjarje e shemtuar dhe alarmante ka ndodhur sot ne Polican, Kryetari bashkise Adriatik Zotkaj ka rrahur nje mesues, Feim Hoxhen se bashku me djalin e tij, s’ka as dy ore qe ndodhi, arsyeja kryetari i thote pse me shikon kur kaloje rruges apo ngaqe s’je me PS, e bene gjak dhe ate dhe djalin, policia su duk fare po fare, ngaqe dhe policat dhe banoret e ketuj qyteti kane frike, jua thashe ju kete lajm qe te ngrini zerin, se ndryshe policia nuk nderhyn, gjynah, Ju lutem po denoncuat mos ma nxirrni emrin, kam familjen ketu dhe une jam dhe femer, ka ndaluar policine qe te shkoje qe te pyesi pse e rrahen, pse ndodhi sherri, madje do e kercenojne qe te mos beje denoncim, gjynah shume gjynah babe e bir i bene gjak, Aman vetem emrin ju lutem mos ma nxirrni.”

“Mirmbrema Zoti Berisha. Sot ne oren 17 ne qender te qytetit te Policanit kryetari i bashkisë Adriatik Zotka bashke me te vellain qe e ka ne arrest shtepie per drogë rrahu barbarisht nje mesues shembullor bashke me te birin qe edhe ai ishte mesues, por qe sot e pushuan nga puna. Ju lutem ta denanconi, se ky bandit s’ka limit. Per kete arsye edhe numri im te mbetet anonim. Ju faleminderit

Emri i mesuesit eshte Feim Hoxha”

“Prsh desha te denoncoj nji akt kriminal te kryebashkiakut adriatik zotkaj polican

Sot me banden e tij rahu ne mes sheshit tomori nji mesus te respektuar moshatare Fehim Hoxha nuk eshte akti pare i kryebashkiakut per dhun ndaj qytetarve eshte bere i terbuar tani qe i ka dal edhe emri qe ligji dekriminalizimit e shpall fajtor per shumë vepra kriminale. Bes zemer me ju zoti shpetoft shqiperin nga keta kriminel”.

Share: