Home KRYESORE Skandali, ushqimet që shiten jashtë standarteve dhe të skaduara!

Skandali, ushqimet që shiten jashtë standarteve dhe të skaduara!

Kamera e emisionit “STOP” ka filmuar, sesi shiten produktet e importit, jashtë çdo kushti sigurie.

Në bazë të ligjit çdo produkt që vjen nga jashtë, duhet të ketë një etiketë në gjuhën shqipe, ku të shkruhen, që nga karakteristikat, kushtet e ruajtjes, afatet dhe përbërja.

Por në shumë raste, një gjë e tillë nuk ndodh.

Stop – Më fal të të bëj një pyetje?

Shitësja – Po!

Stop – Çfarë prodhimi është kjo se nuk është në shqip dhe i ka kaluar edhe kjo data e skadencës?

Shitësja – Një sekondë! O Vezir, shikoje pak këtë!

Menaxheri – Skadon nesër.

Shitësja – Nesër?

Menaxheri – Po!

Shitësja – Skadon nesër…

Stop – Çfarë produkti është se nuk ka në shqip prandaj?

Menaxheri – Italian, vjen nga Italia…

Stop – Më fal çfarë biskotash janë këto? Se i dua dietikë, por se di se nuk janë në shqip?

Shitësja – Janë me limon këto. Biskota me limon.

Stop – Se ka këtë etiketën dhe s’po e kuptoj! E ka të shkruar kjo në shqip?

Shitësja – Jo!

Stop – Ma jep ta shikoj pak çfarë gjuhe është? Anglisht… çfarë malli është ky? Në shqip nuk është kjo?

Shitësja – Se di unë! Por e ke në italisht…

Një sipërmarrëse shqiptare e një fabrike biskotash denoncon në emisionin “STOP” hyrjen pa doganë e në mënyrë ilegale të produkteve të importit, duke theksuar se jo vetëm po prishin konkurencën, por edhe janë rrezik për shëndetin dhe i kushtojnë shtetit rreth 20 milionë euro.

Ju jeni sipërmarrëse dhe keni një fabrikë që prodhoni biskota dhe produkte të tjera. Kush është shqetësimi juaj?

Kalimi kontrabandë i produkteve që po ndodh në Shqipëri. Janë dy momente, e para është që të gjitha biskotat që vijnë nga importi nuk i zhdoganojnë, vijnë kontrabandë dhe i shpërndajnë nëpër markete. I shitet qytetarëve pa e ditur se çfarë produkti merr. Një nga produktet që sot është në treg është ky lloj produkti (biskota). Ky nuk ka as etiketë, kush e sjell këtu, numër telefoni apo përbërësit kalorik, që qytetari ta lexojë. Kur nuk ka etiketën mbrapa, ky produkt vjen kontrabandë. Kjo biskotë këtu shitet 180 lekë, ndërkohë në Itali shitet 5 euro.

Më tregove që ka edhe produkte të tjera që e kanë një etiketë apo jo?

Po, kemi edhe produkte të tjera që mendohet sipas tyre, që gjoja është futur nga Italia. Po ta shikoni kjo ka një etiketë nga mbrapa, por për mendimin tim ky produkt është futur kontrabandë, pasi kjo nuk ka adresën e firmës që e ka futur në vendin tonë dhe numrin e telefonit. Prodhuesit analogë që ne kemi kanë filluar të prodhojnë produktin e tyre me etiketa të ndryshme të shkruara italisht, arabisht, turqisht etj. Ky produkt nuk dihet nga është futur, pasi nëse firma që ndodhet në Itali e merr vesh që ka një produkt me të njëjtin emër, e gjobit shtetin shqiptar. Të gjitha etiketat duhet të jenë shqip dhe kjo do të thotë që, ne që jemi të rregullt dhe vendosim etiketën në shqip, po shkojmë drejt falimentimit. Por edhe shteti ka humbje ku shkon në vlerën e 20.000.000 eurove nga kjo kontrabandë e importit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është autoriteti, që duhet të kontrollojë çfarë ushqimesh hyjnë në vend, por në një denoncim që “STOP” bëri para një supermarketi, asnjë nga inspektorët e AKU-së nuk mbërriti për verifikim

Share: