Home KRYESORE Sondazh(mania) fëmijërore, “made in Kosova”!

Sondazh(mania) fëmijërore, “made in Kosova”!

Nga Fadil Maloku

1.Sondazhet “made in Kosova”, janë duke tentuar të përdorën si mjet propagande dhe si formë presioni, në adresa të gabuara, nga ana e disa partive politike. Themi kështu, ngase, sondazhet e fundit…nuk po lënë përshtypje se po bëhen për qëllime animimi dhe senzibilizimi për ofertat e tyre! Pastaj, sondazhet e tilla, çka është më interesant, nuk i dedikohen ekektoratit të vetë, apo publikut të gjerë, por, subjekteve tjera kunkurruese, duke dashur kështu përmes “alibisë” makiaveliste të sondazhomanisë të demonstrojnë “rritjen” e tyre enorme!

2.Duke harruar kështu, që të njejtit elektorat (publik) nuk i bëjnë aq shumë përshtypje “kauzat” e zbehta të; asociacionit, e demarkacionit, por, kauzat; sociale të nepërkëmbjes së dinjitetit, papunësisë, korrupsionit, e sidomos varfërisë së pahetueshme! Që është një gabim i QËLLIMSHËM dhe i PËRSËRITSHËM;

2.1. I qëllimshëm, sepse mesazhi i këtyre sondazheve të porositura partiake të punuara tejet jo profesionalisht (paramendone sondazh me 1600€!), e tejet jo shkencorisht (nuk përfillen kriteret elementare shkencore) po shihet që nuk kanë për qëllim detektimin dhe skanimin e problemeve reale, pra, problemeve boshtë të kësaj shoqërie…!

2.2. I përsëritshëm, ngase, këto sondazhe aludohet apo synojnë kinse ta “demoralizojnë” subjektin kundërshtar, ndërkaq, me gjitha këto të meta arrijnë kundërefekte! Sepse, duke dërguar mesazhe bllofi tek kundërshtarët e vetë ideologjik, apo politik, vetëm sa e rimobilizon atë! Duken shumê fëmijërore puna e tyre intencave…

3. Sondazhet e mirëfillëta sociologjike, partitë serioze politike nuk ia “reklamojnë” as kundërshtarëve të vetë politikë – përkatësisht ideologjik, e as elektoratit, përkatësisht publikut të gjerë, por, e bëjnë për konsum të btendshëm partiak. Janë shumë arsye, se përse veprohet kështu;

3.1.Nuk dëshirojnë të zbulojnë fare as potencën, e as fuqinë e ndikimit real në publik, shkaku i mistifikimit dhe konzervimit të kësaj fuqie e ndikimi…

3.2.Dëshirojnë që vetëm ata ta posedojnë “fotografimin” e gjendjes reale, në mënyrë qē saktësisht strategët partiak të din të ndërmarrin hapat preventiv…

3.3. Por, edhe shkaku se sondazhet (sado profesionale dhe shkencore) janë vetëm një “selfie” momentale e disponimit të publikut, për një proces, dukuri apo fenomen social, politik, ekonomik, etj. e jo një përgjigje e sigurt për rejtingun e një subjekti politik.

Share: