Home KRYESORE Sot, dita më e ngrohtë e javës

Sot, dita më e ngrohtë e javës

Edhe sot, vendi ynë do të mbetet nën dominimin e masave ajrore duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent në të gjithë territorin shqiptar. Me përjashtim të zonave malore, të cilat do të kenë herë pas here vranësira të lehta e kalimtare.

Po ashtu, pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa në zonat malore veriore-verilindore vranësirat do të jenë më të dendura.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish një tjetër rritje duke e bërë ditën e premte ditën më të ngrohtë të javës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Share: