Home KRYESORE Sot po i vrasim poetet per se dyti here…

Sot po i vrasim poetet per se dyti here…

Nga Fabian Zhilla

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka: Personalizimi debatit dhe mungesa ne thelb e diskutimit ndaj fenomenit ben qe sot ti vrasim poetet per se dyti here. Debati shkon ne linja qe sipas Ana Arend do te quheshin banaliteti krimit.

Ekstremizmi, militatimzmi sot si dhe dje vazhdon te “vrase”, te mencuren, kurajon, kritiken dhe te ndyshmen gjoja ne emer te ligjit, trendit kulturor apo bindjes se verber ndaj klanit qeveritar apo politik.

Arendt e quajti banalitet i te keqes ose krimit kur dikush ne nje sistem totalitar zbaton nje ligj pa qene kritik dhe perdor klishe per tu mbrojtur nderkohe qe persekutori ne totalitarizem kishte marzhet e veta te lirise te interpretimit dhe zbatimit te dhunes.

Kategoria e individeve si Diana Culi dhe shume si ajo dje, jo vetem mbrojten jeten e tyre por ndertuan karriere ne saj te sherbimit qe i bene sistemit totalitar. Dhe sot jane filigrami i kultures, pjese aktive e agores se mendimit dhe promovimit dhe kjo eshte cinike dhe banale.

Ata nuk mbijetuan por ravizuan dhe relativizuan banalitetin e se keqes pas komunizmit. Rrembyen simbolet e kultures dhe e interpretuan ate nepermjet perfshirej ne shoqerine civile dhe disa prej tyre ne politike. Dje mbijetuan me recenca per te denuar sot jetojne duke perdorur klishete e njohura “se nuk mund te benim ndryshe” per te banalizuar ate qe beri totalitarizmi.

Shume shpirtra te lire duhet ta gjejne veten tek poetet jo tek Culi duke pasur kujdes sigurisht edhe nga ekstremiteti tjeter qe kerkon te prodhoje karriere me “denimin e persekutoreve” me te njejtat mjete, me gjysem te vertetat.

Akoma sot nuk eshte kuptuar pse totalitarizmi vrau inteligjencen dhe se si “persekutoret” vazhdojne te krijojne mjegull ndaj atij fenomeni. Kjo eshte banale dhe cinike dhe kjo eshte ti vrasesh poetet per se dyti here.

Share: