I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, kreu i AK Kreshnik Spahiu, tha se vendi do të shkojë në krizë parlamentare dhe institucionale për shkak të përplasjes së PS- LSI.
Sipas Spahiut, kjo përplasje mes dy forcave politike të koalicionit qeveritar, do të vijë për shkak të kandidaturës së LSI për President, i cili do të jetë Adriatik Llalla.
“Mendojmë që kjo nuk do të mirëpritet nga disa socialistë por le të shikojmë në ditët e ardhshme nëse do të sjellë një moment përplasjeje mes LSI dhe PS. Lufta brenda llojit do të çojë në një luftë institucionale parlamentare, për shkak të mos dakordësisë që do të kenë këto dy forca politike, sepse vet PD nuk i ka votat për të propozuar një kandidat për president”, tha Spahiu.