Home KRYESORE Televizioni fetar shokon shikuesit, transmeton gjatë ditës film pornografik

Televizioni fetar shokon shikuesit, transmeton gjatë ditës film pornografik

Një televizion senegalez me përmbajtje fetare islame, ka befasuar të gjithë shikuesit duke transmetuar për afro 30 minuta materiale pornografike, por ajo çfarë habiti më shumë opinionin publik ishte fakti se ishte transmetuar gjatë ditës. Televizioni “Touba TV” në përgjithësi transmeton programe fetare, përfshirë seanca të lutjes, predikime nga imamë të shquar dhe diskutime teologjike. Por drejtuesit e televizionit senegalez me përmbajtje fetare islame, e kanë cilësuar si “vepër penale” dhe mashtrim i projektuar për të minuar këtë televizion, shkruan “Daily Mail”. Shikuesit mbetën të shokuar kur gjatë të hënës pasdite kur do të duhej të transmetohej programi “Taxiru Juma”, u shfaq një film pornografik.

Share: