Për herë të dytë brenda këtij muaji, banorët dhe turistët e Gjirit Souda në veriperëndim të Kretës kanë pasur shansin që të admirojnë aeroplanmbajtësen amerikane George H.W. Bush (e konsideruara më gjigantja në Mesdhe), e cila është ankoruar në portin e NATO-s në Marathi.
Prezenca amerikane në Souda ka shënuar rekorde të reja këtë vit, me dhjetëra njësi ushtarake që janë dislokuar në Marathi, ndërkohë që kjo bazë po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për aktivitetin e forcave të aleancës.
Amerikanët pritet që të rinovojnë kontratën me Greqinë për përdorimin e bazës në Kretë nga 1-5 vite të tjera. Athina zyrtare e ka rritur ndjeshëm prezencën ushtarake në Egje pas provokimeve të fundit të Turqisë.