Presidenti amerikan Donald Trump theksoi dje gjatë takimit me kancelaren Angela Merkel se i jep një mbështetje të fortë NATO-s.
“Ia kam përsëritur kancelares Merkel mbështetjen time të fortë për NATO-n ashtu si dhe nevojën që aleatët tanë të NATO-s të paguajnë pjesën e tyre për mbrojtjen e aleancës”, deklaroi Trump gjatë një konference për shtyp të përbashkët me Merkel në Shtëpinë e Bardhë.
Donald Trump theksoi gjithashtu nevojën për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë.
Presidenti amerikan tha se “i vlerëson përpjekjet e kancelares për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, ku do të kërkojmë një zgjidhje paqësore”.
SHBA-ja kishte rinovuar dje dënimin e saj për pushtimin e Krimesë nga Rusia dhe kishte kërkuar që ky aneksim të marrë fund menjëherë