Me inaugurimin e qendres Toptani shtohen mundesite per turizem te tipit te ri – Turizem Makbethian. Perfytyroni: autobuzi me turiste e nis nga hotel Plaza me shoqeruesin qe shpjegon: “Kjo eshte qendra Toptani. Esat Toptani u vra ne 1920 ne Paris”.
Pas 2 minutash: “Ky eshte sheshi Avni Rustemi. Rustemi ishte ai tipi qe vrau Esatin”.
Pas 5 minutash: “Ky eshte Bulevardi Zogu I. Ahmet Zogu ishte nipi i Esatit dhe vrau Avniun per tu hakmarre”.
Pas 5 minutash: “Ky eshte sheshi Fan Noli. Fan Noli ishte prift, por kur Ahmet Zogu vrau Avniun, beri revolucion dhe mori pushtetin. Ahmetin e debuan dhe e denuan me vdekje ne mungese. Vecse Ahmeti u kthye pas gjashte muajsh, mori pushtetin, u be mbret dhe denoi Fan Nolin me vdekje ne mungese. Fan Noli ju kthye punes se priftit.”
Pas 2 minutash: “Kjo eshte Piramida, muzeu i Enverit qe mori pushtetin dhe shpalli Avniun dhe Nolin heronj, kurse Esatin dhe Ahmetin armiq. Kjo histori vazhdoi 45 vjet”.
Kthen koken nga ana tjeter: “Kjo eshte qeveria dhe kuvendi i Shqiperise. Keta i rane shkurt. I shpallen Esatin, Avniun, Ahmetin dhe Nolin te gjithe heronj, kurse Enverin e shpallin 8 vjet hero dhe 8 vjet armik”.
Dhe keshtu mbaron me happy-end historia e Shqiperise se pavarur…