Home KRYESORE Ushtria e Kosoves: Ide e mire, por e parakoheshme

Ushtria e Kosoves: Ide e mire, por e parakoheshme

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Prej disa ditesh Kosova eshte perfshire ne debat lidhur me iniciativen e Presidentit Hashim Thaci per transformimin e Forcave te Sigurise te Kosoves ne ushtri.

Kjo iniciative eshte arsyetuar nga z. Thaci si nje hap i domosdoshem per dy qellime: per plotesimin e institucioneve te shtetit te pavarur te Kosoves si dhe per integrimin e saj ne NATO.

Mirepo iniciativa e z. Thaci ka anashkaluar proceduren e domosdoshme kushtetuese, e cila kerkon votimin e dyfishte, fillimisht ne komisionin e pakicave dhe pastaj ne seancen parlamentare.

Ne fakt procedimi ne baze te kushtetutes, se paku per momentin, perben nje rreth te mbyllur pa rrugedalje per iniciativen e Presidentit Thaci per krijimin e ushtrise se Kosoves. Kjo sepse krijimi i ushtrise duhet te behet permes ndryshimit te kushtetutes; ndryshimi kushtetues kerkon voten paraprake te komisionit te pakices Serbe ne Kuvend; komisioni i pakices Serbe bllokohet nga Beogradi; per konseguence, krijimi i ushtrise se Kosoves nuk realizohet nepermjet kushtetutes. Rethi eshte pa rrugedalje. Deri kur? Kjo varet nga ndryshimi i qendrimit te Beogradit.

Ne kete debat jane perfshire edhe diplomacia e ShBA dhe e NATO. Ne menyre me te drejtperdrejte diplomacia e ShBA dhe e NATO kane kundershtuar pa ekuivok iniciativen e z. Thaci, si nje anashkalim te kushtetutes se Kosoves dhe si nje hap te pakoordinuar me partneret kryesor te saj, ShBA dhe NATO.

Madje partneret kryesore te Kosoves, ShBA dhe NATO, duke pare insistimin e z. Thaci per te proceduar krijimin e ushtrise me ane te nje ligji, ditet e fundit kane ashpersuar gjuhen e tyre diplomatike. Ata, ShBA dhe NATO kerkojne nderprerjen e menjehershme te iniciatives se z. Thaci per krijimin e ushtrise perndryshe kane paralajmeruar rishikimin e bashkepunimit te tyre me Kosoven.

Ne vetvete ideja per krijimin e ushtrise se Kosoves eshte e mire. Sistemi i sigurise se shtetit te Kosoves eshte i manget pa ushtri. Aktualisht rolin e ushtrise per Kosoven e luan KFOR. Ndersa FSK eshte nje strukture me funksione civile, me numer te limituar dhe armatime te lehta. FSK nuk ka as tager kushtetues dhe as kapacitet per te mbrojtur sovranitetin dhe teresine territoriale te Kosoves.

Mirepo krijimi i ushtrise se Kosoves kerkon nje procedure qe nuk mund te anashkalohet. Kjo procedure lypet te ndjeke dy pista: se pari, pisten e dialogut politik me pakicat Serbe ne Kosove si dhe direkt me Beogradin; se dyti, pisten e bashkepunimit dhe koordinimit me partneret strategjik te Kosoves, ShBA dhe NATO. Cdo tentative per krijimin e ushtrise se Kosoves jashte ketyre dy pistave mund te konsiderohet e pamaturuar dhe per knseguence e parakoheshme.

Gjithashtu iniciativa per krijimin e ushtrise se Kosoves nevojitet te ndermerret ne nje moment me te pershtatshem per Kosoven, per Ballkanin dhe ne nje mjedis me te qendrueshem nderkombetar.
Ne situaten aktuale te paqendrueshme politike dhe nderetnike ne Kosove, ne mjedisin e tensionuar Ballkanik si dhe ne ballafaqimet gjeopolitike midis Perendimit dhe Rusise, iniciativa e z. Thaci per krijimin e ushtrise se Kosoves jashte kuadrit kushtetues dhe pa koordinim me ShBA dhe NATO perben nje burim keqinterpretimi.

Nderkohe Kosova ka akoma shume per te bere lidhur me FSK. Kjo force, pa dale jashte tagrit kushtetues e ligjor, ka hapsira dhe nevoja per plotesim me kapacitete njerezore, per armatime te nivelit te mesem, per pajisje dhe motorizim si dhe per trajtim me te mire financiar. Edhe per fuqizimin dhe modernizimin e FSK autoritetet e Kosoves lypet te bashkepunojne dhe te koordinojne me partneret strategjike, ShBA dhe NATO.

Kosova ka hyre ne vitin e dhjete te pavaresise. Ne teresine e institucioneve, sistemi i sigurise ka nevoje per ushtrine e vet. Por krijmi i ushtrise lypet te behet nepermjet ndryshimeve kushtetuese, ne bashkepunim me ShBA dhe NATO si dhe ne nje situate te brendshme, rajonale dhe nderkombetare me te pershtatshme.

Share: