Home KRYESORE Ushtria e Kosovës/Mbështetje edhe nga pakicat

Ushtria e Kosovës/Mbështetje edhe nga pakicat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se shumica qeverisëse në vend gëzon mbështetjen e pakicave për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Ja statusi i Thaçit në profilin e tij në Facebook:

“Takova në Prizren përfaqësuesit politikë të komuniteteve etnike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës në grupin “6 plus”. Jam i lumtur për përkrahjen e tyre të fuqishme transformimit të FSK-së në forcë ushtarake multietnike dhe të integruar në familjen Euro-Atlantike. Kemi pajtim të plotë se koha ka ardhur që Kosova të ketë ushtri dhe se vajzat e djemtë tanë në uniformë do t’i shërbejnë gjithë Kosovës”

Share: