Erkan Petekkaya, i njohur si Xhihani i “Fate të Kryqëzuara”, ka marrë një prej vendimeve më të rëndësishëm në jetë.
Prej katër ditësh ai ndodhet në Los Angeles të SHBA-ve, ku ka nënshkruar një kontratë shumë të rëndësishme me “Karga Seven Pictures”, kompani e lidhur me Red Arrow të “Fox TV”.
Kjo kompani do të përdoret si trampolinë nga Xhihani për t’u vënë më pas nën menaxhimin e firmës “CAA”, e cila menaxhon yje botërorë si Robert De Niro, J.J. Abrahams, Goeorge Clooney, Tom Cruise dhe Brad Pitt.
Xhihan, i cili brenda një kohë të shkurtër do të përfundojë xhirimet e serialit “Fate të Kryqëzuara”, i cili transmetohet edhe në Televizionin Klan, parashikohet që në muajin nëntor të zhvendoset për dy muaj në Los Anglees, ku do të marrë mësime gjuhe dhe do të njohë më afër kulturën e Holliwood-it.
Në Los Angeles po ashtu ai do të nisë xhirimin e një seriali të ri dhe më pas do të rikthehet në Turqi. “Hurriyet” thotë se Pettekaya do të përfitojë rreth 10 milionë Lira turke (2.5 milion euro) në vit nga pjesëmarrja në serialin që do të transmetohet në “Fox TV Turkey”.
Media turke thotë se Pettekkaya është aktori i parë turk që nënshkruan një marrëveshje të tillë me një kompani të huaj menaxhimi, gjë e cila pritet të ndiqet edhe nga shumë të tjerë. /tvklan.al