Home KRYESORE Xhafaj premton të korrigjojë Tahirin për kanabisin, Haki Çakos i heqin fjalën

Xhafaj premton të korrigjojë Tahirin për kanabisin, Haki Çakos i heqin fjalën

Në ditën e parë si ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i dha merita nominalisht Saimir Tahirit, por nga prioritetet që i vuri policisë, u duk qartë synimi për ta korrigjuar punën e Tahirit.

Në fjalën e tij Xhafaj u shpreh se lufta kundër kanabisit, do të jetë prioritet i punës së tij.

“Sfida e të gjithë neve është që ta nxjerrim Shqipërinë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabisin. Asnjë qytetari, as vendit nuk i vjen diçka e mirë nga kultivimi kanabisit. Do të ketë shumë njerëz në terren dhe jo në zyra. Nuk do të ketë asnjë kompromis me trafikantët. Do të ketë ndëshkime shembullore jo vetëm për trafikantët, por edhe për bashkëpunëtorët e tyre në polici apo kudoqoftë”, ka deklaruar Xhafaj.

Ndyshe nga Saimir Tahiri që u akuzua se politizoi policinë e shtetit, Fatmir Xhafaj kërkoi paanësi nga uniformat blu gjatë procesit të zgjedhjeve.

“Paanësia pritet nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë të rolit të policisë. Kjo paanësi do të respektohet maksimalisht. Cdo shkjelje ligji do të ndëshkohet. Zgjedhjet janë të qytetarëve dhe policia është e qytetarëve ndaj nuk do të lejohet asnjë devijim nga ligji’, deklaroi Xhafaj.

Ajo që ra në sy ishte shmangia nga ceremonia e Haki Çakos. Bashkëpunëtori i ngushtë i Saimir Tahirit nuk iu dha fjala në ceremoni, përveç momentit kur ftoi Edi Ramën të fliste.

Share: