Home KRYESORE Zaev: Presidenti Ivanov të dorëzojë mandatin, rrezikon të krijojë krizë kushtetuese

Zaev: Presidenti Ivanov të dorëzojë mandatin, rrezikon të krijojë krizë kushtetuese

Kreu i LSDM, Zoran Zaev, ka dalë në një konferencë te poscme për shtyp direkt pas deklaratës së Presidentit Gjorgje Ivanov se nuk do t’i dorëzojë mandatin për qeverisje sepse sipas tij platforma shqiptare për të cilën Zaev ra dakord, cënon sovranitetin e ish Republikes Jugosllave te Maqedonisë.

Sipas Zaev, ky vendim i Presidentit Ivanov do të krijojë krizë kushtetuese në vend dhe vihet në shërbim të ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski, kryetar i VRMO.

Zoran Zaev i bëri thirrje Presidentit Ivanov, që ta tërheqë këtë vendim dhe të dorëzojë mandatit për krijimin e qeverisë.

Share: