Zoti Bushati,
A mund t’i thoni Shqiptarëve se kujt i shërben Rilindja?
Nuk ka asnjë rëndesi ku thuhet dhe në çfarë gjuhe thuhet e vërteta. E vërteta vetëm shëron.
Nuk mund të kërkoni manipulimin e saj tek ju i terhiqni vëmendjen Liderit të Opozitës duke i thënë se: “Në gjuhë e vend të huaj s’hidhet baltë ndaj atdheut” në një kohë që këtë baltë, këtë shpërfytyrim të demokracisë, ju të Rilindjes ja keni hedhur mbi kurriz çdo shqiptari në gjuhën e krimit dhe të përfitimit.
A mund t’i thoni shqiptarëve, në ç’gjuhë, në ç’dhe, dhe në favor të çfarë interesi kombëtar i keni dalë vazhdimisht kundër aleatit tonë kryesor Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qysh kur keni marrë pushtetin?
FAKT! Që nga shtatori 2015 deri më sot, Shqipëria ka votuar 3 herë kundra Shteteve te Bashkuara te Amerikës ne OKB .
1) në datë 10 Shtator 2015;
2) në datë 27 Tetor 2015; dhe
3) në datë 23 Dhjetor 2016.
Dritan Sahno