Home I pakategorizuar 360grade.al: Basha tregon se çfarë i propozon qeveria per kapërcimin e krizës

360grade.al: Basha tregon se çfarë i propozon qeveria per kapërcimin e krizës

Kryetari i Partisë Demokratike ka treguar cilat janë propozimet që qeveria i ka bërë opozitës për t’i dhënë fund krizës politike.

Duke folur nga çadra e lirisë, Basha theksoi se mazhoranca ka ofruar të luftojë drogën, krimin dhe të zhvillojë zgjedhje të lira, por këto t’i realizojë Edi Rama.

Basha ripërsëriti qëndrimin se zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër nuk do të ketë.

“Në 24 orët e fundit pazari i peshkut që është qelbur nga koka, ka filluar manovrat që mendojnë se do e nxjerrin në breg republikën e vjetër që po u merr lumi përditë. Pazari i peshkut mendon se tani do të negociojë me opozitën një Pazar politik që të mbajë në këmbë republikën e vjetër dhe kjo përbëhet nga dy platforma.

Platforma e parë është hajde ti bëjmë edhe luftën kundër drogë, krimit dhe të bëjmë zgjedhje të lira, po hajt se i bën Edi Rama këto.

Së dyti, njeriu që solli kriminelët në pushtet do që shqiptarët ta besojnë se tani do ta zbatojë ky ligjin për dekriminalizimin për ta spastruar politikën nga kriminelët.

Dhe së treti, njeriu që shkatërroi 4 palë zgjedhje, ky do na garantojë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Edi Rama nuk do ta ketë kurrë besimin për të kryer këto detyra si Kryeministër”, u shpreh Lulzim Basha./360grade.al

Share: