Home KRYESORE 360grade.al: Ja skenaret i Zgjedhjeve pa Opozitën!

360grade.al: Ja skenaret i Zgjedhjeve pa Opozitën!

Burime të 360grade.al, zbulojnë se skenarët, për zgjedhjet e ardhshme të 18 Qershorit janë dy më kryesoret.

Skenari i Parë. Koalicioni Ps-Lsi-Pdiu, por edhe parti të tjera si Libra dhe partia e Bojaxhiut, Partia Social demokrate dhe Demokracia Sociale, socialistët e vërtetë dhe sigla të tjera si këto, hyjnë në Zgjedhje, duke respektuar “Kushtetutën” dhe “Ligjin Zgjedhor” përkatës. Në Shqipëri mbërrijnë disa qindra vëzhgues të huaj, ndërsa ambasadorët Vlahutin dhe Lu, do të jenë më makinat e tyre të blinduara, nëpër disa qëndra votimi për inspektimin e rregullsisë së Zgjedhjeve. PD do të bëjë protesta pas protestash, “do të ndërhyjë madje edhe në qëndrat e votimit”, por Policia e Fatmir Xhafës, do të ndërhyjë më dorë të fortë për të mbajtur Rendin Kushtetues, duke arrestuar “keqbërësit”, që kërkojnë të prishin qetësinë dhe Zgjedhjet e “Lira”, të shqiptarëve. Rezultate do të dalin me shpejtësi dhe do të zgjidhet qeveria e re, Rama.

Sipas skenaristëve në zyrën zgjedhore pranë Qeverisë, kjo situatë do të favorizojë sherrin dhe përçarjen, në gjirin e Opozitës, sepse shumë deputetë të sotshëm do të mbeten si peshku pa ujë dhe pa poste palamentare. Sipas këtij skenari, PD do të çahet dhe do të shthurret krejtësisht, në një periudhë të shkurtër kohe. Shumica e re, do të emërojë edhe Opozitën e re, të cilën do ta ndihmojë gjatë Zgjedhjeve politike, që të zerë disa vende më shumë në Kuvend, duke krijuar dukjen e normalitetit. Qeveria do ti njohë formalisht vetes, një mandat të “përkohshëm”, jo më të gjatë se sa 2 vjeçar.

Skenari i Dytë. Lsi vendos të mos marrë pjesë në Zgjedhje pa Opozitën. Atëhere qeveria dhe mediat që ajo kontrollon kanë gati partiturën e sulmit, të “aleancës Berisha-Basha-Meta”, si një aleancë e trembur nga reformizmi i qeverisë Rama. Mbështetur nga ndërkombëtarët lokalë dhe në emër të “respektit ndaj kushtetutës” dhe “Ligjit Zgjedhor”, që gjoja “qëndron mbi partitë”, Ps do të grumbullojë aleatët e vet, por edhe “partiza të tjera opozitare”, të cilat do të jenë përkujdesjen që të marrin lehtësisht disa vende në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këtë rast, pohojnë burimet për 360grade.al, situata do të jetë më e komplikuar, sepse pjesmarrësit në Zgjedhje do të jenë normalisht nën 40% të numrit të votuesve. Në këtë rast do të hynë në punët “skalionet gri”, apo grupet e gatshme të superpasuruara nga tregëtia e kanabisit dhe korrupsioni qeveritar, duke hapur thesin financiar dhe duke ofruar para, për pjesmarrjen në votime.

Por në këtë skenar, situata bëhet krejtësisht e paqëndrueshme, pohojnë skenarsitët dhe këshilltarët elektoralë të kryeministrit dhe për këtë, vijon një punë këmbëngulëse që Lsi, të marrë pjesë në Zgjedhje me çdo kusht, sepse vetëm kështu mundet të jetë më e lehtë, për të legjitimuar Procesin zgjedhor. /360grade.al/

Share: