Të paktën duhet një President i ardhshëm konsensual. Për këtë “lëshim” ndaj Opozitës së ngujuar herët a vonë, do të bien dakort të gjithë. Për këtë po punojnë shumë intensivisht stafet e Metës dhe të Ramës. Burime të besueshme për 360grade.al, pohojnë se një marrëveshje e tillë, është e kopsitur tashmë. Dalja në dritë e emrit konsensual, është tashmë çështje ditësh dhe nuk do të jetë ndonjë surprizë e madhe. /360grade.al/