Home KRYESORE 360grade.al/Meta, Berisha dhe Rama dhe Presidenca e Shtetit

360grade.al/Meta, Berisha dhe Rama dhe Presidenca e Shtetit

Në vitin 2012, zgjedhja e Presidentit Nishani, u parapri nga një krizë dhe nga një tryezë, Berisha, Rama, Meta. Ilir Meta këmbëngulte asokohe për një figurë presidenciale konsensuale.

Rama, lideri i Opozitës atëhere, e refuzoi mundësinë për një kompromis, duke i dhënë Berishës, që të zgjidhte President njeriun e vet të besuar, Bujar Nishanin, duke acaruar në maksimum marrëdhëniet me LSI dhe duke i dhënë vendit një President, me vetëm 71 vota. Ishte viti 2012.

Tani Meta, me pëlqimin edhe të Opozitës, largoi nga poltrona presidenciale një socialist të përbetuar ndaj kryeministrit dhe po ulet vetë në postin e garantit. Do të ketë shumë debate për këtë, edhe kundër Ilir Metës.

Porse të paktën Berisha dhe Basha, e dinë mirë se Meta President, është më mirë se Pandeli Majko ose Mimi Kodheli. Loja dhe imponimi i numrave është i ashpër, numrat në Kuvend nëpërmjet supermarketit të shitje – blerjeve të deputetëve, i kontrollon Rama, që ashtu si edhe kërcënoi Gramoz Ruçi, PS, nuk kish ndërmend të hynte në Zgjedhje politike të parakohshme me brekë nëpër këmbë, për shkak të krizës presidenciale.

Meta nuk i provokontë dot Zgjedhjet e parakohshme, ashtu si do të kishte dëshirë me të drejtë Opozita, edhe sikur të mos e donte fare, pozicionin e sikletshëm të Presidentit të Republikës.

Në këtë “zgjidhje”, fiton edhe PS edhe PD dhe nuk dihet nëse fiton dot diçka partia e Ilir Metës, LSI. PD fiton garantin më të mirë. PS fiton ripërtëritjen e Koalicionit pas zgjedhor. Ndërsa LSI, do të duhet të krijojë një lidership të ri. /360grade.al/

Share: