Ish Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu është parë sot duke darkuar në një restorant me disa gazetarë.
Aleksandër Arvizu, i cili aktualisht punon në Departamentin e Shtetit si DAS (Zëvendës Asistent i Sekretarit të Shtetit) i mban të rregullta e të forta lidhjet me Shqipërinë ku ai shërbeu për katër vjet.
Arvizu pritet të takohet nesër me liderin e Opozitës Basha, Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministrin Rama.