Home KRYESORE Basha bën thirrje për një protestë të madhe kombëtare ne Kavaje

Basha bën thirrje për një protestë të madhe kombëtare ne Kavaje

Kreu i PD-së me sa duket ka vendosur të bëjë në Kavajë, provën për pengimin e zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë. Sa herë është pyetur këto 50 ditë, Basha ka thënë se PD-ja nuk do ti bojkotojë zgjedhjet por nuk do ti lërë të zhvillohen ato. Dhe me sa duket ai ka vendosur që provën e forcës për këtë strategji ta provojnë në Kavajë.

Nga çadra e protestës para kryeministrisë, kreu i demokratëve, Lulzim Basha i bëri thirrje demokratëve nga e gjithë Shqipëria të jenë në Kavajë në datën 7 Maj për një “protestë të madhe dhe kombëtare” për të ndalur zgjedhjet në këtë qytet.

“Vendimi i kësaj opozite të bashkuar është mbajtja më 7 Maj në qytetin kaq simbolizues për demokracinë në Kavajë të një proteste të madhe kombëtare për të pamundësuar me forcën e bashkimit, përmes nje lëvizjeje popullore paqësore dhe demokratike zgjedhje fasadë të mundësuara nga krimi, sepse iu kemi premtuar qytetarëve të Kavajës se kurrë më nuk do ta lëmë fatin e tyre në zgjedhjet e diktuara nga krimi” u shpreh Basha.

Sot është dita e fundit e afatit për regjistrim dhe po sot kreu i PD-së tha se koalicioni opozitar ka marrë vendim njëzëri për të mos u regjistruar në zgjedhje.

Share: