Home KRYESORE Bastet e sotme, çfarë do ti kërkojë Meta dhe çfarë do ti...

Bastet e sotme, çfarë do ti kërkojë Meta dhe çfarë do ti japë Rama

Sa shanse ka që Meta pas takimit të sotëm me kryeministrin Rama të dalë nga koalicioni? Meta dhe Rama do të takohen midis tyre në orën 10.00 në Hotel Tirana dhe gjithsecili ka filluar të vendosë bastin e tij nëse do të ketë ndonjë pritshmëri përtej asaj më te mendueshmes që Meta të vazhdojë të jetë në një “sqetull” edhe për katër vitet e ardhshme me Ramën.

Sigurisht që largimi i Metës nga koalicioni me Ramën ka një koificent të lart në takimin e sotëm, sa vetëm më të guximshmit mund të rrezikojnë të vendosin paratë për daljen e Metës nga koalicioni. Kjo duke u nisur nga tonet le të themi të paqta të ditëve të fundit, ku të dyja partitë u kanë bërë thirrje dashurie njëra tjetrës. Por sot në takim midis dy krerëve në koalicion nuk është vetëm Meta dhe Rama ata që bisedojnë për hallet e tyre. Por në mes qëndron edhe opozita.

Ndaj edhe basti në këtë rast bëhet më i ndërlikuar. Çfarë do i kërkojë Meta-Ramës? A do bëjë lëshime Rama në lidhje me kërkesat e Metës i cili në një farë mënyre ka kërkuar që të dëgjohet edhe opozita? Kush e vendos Presidentin e ri? Do kemi një emër apo Presidenti është çështje dytësore në një moment të tillë krize politike?

Gjithçka pritet të mësohet pas pak kur Meta dhe Rama por edhe opozita që mungon në tavolinë do hapin letrat se si do të shkojë politika shqiptare në ditët në vazhdim.

Share: