Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ironizon krizën politike në vend duke e cilësuar atë, si një krizë telefonash të prishur.
Qasja e plotë i Blushit në Facebook :
REPUBLIKA E TELEFONAVE TË PRISHUR
Kjo krizë po kthehet ne një krizë telefonash. Bujari Nishani thotë deri sa ta zgjidhni vetë mos më merrni ne telefon. Edi Rama i thotë PD me merrni në telefon. Lul Basha thotë ndrysho numrin e telefonit. Ilir Meta thotë telefoni im është I hapur për te gjithë. Kjo është Republika e Telefonave të Prishur.