Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, thotë se 11 prilli është dita e enverucëve dhe dita kur “bëhen bashkë natyra dhe nderi”.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti Ben Blushi shkruan “sot bien enverucët, halat, ngjalat …”. Nuk dihet nëse përmes këtij postimi, deputeti Blushi përcjell ndonjë mesazh për ecurinë e koalicionit PS-LSI.
“11 PRILL DITA E ENVERUCËVE
Sot është 11 prill, dita kur bie Enveri, kur zakonisht bëhen bashkë natyra dhe nderi.
Sot bien enverucët, halat, ngjalat, hardhucët, merlucët dhe derrkucët!”, shkruan Blushi.